Një banesë në Bilisht është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, por për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.
Policia bën me dije se zjarri ka rënë në banesën në pronësi të shtetasit F. A.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje ku po punohet për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.