Gjykata e ka njohur si vajzën e tij biologjike, Eto nuk i paguan mbështetjen ndaj fëmijës: S’më intereson edhe nëse vdesin

Një situatë e pakëndshme ka ndodhur për ish-sulmuesin e Interit, Samuel Eto, të cilit gjykata i njohu Erika Eto De Rozario si vajzën biologjike të kamerunasit.

eto

Gjykata i ka dhënë urdhër që Eto t’i paguajë si mbështetje ndaj fëmijës 1400 euro për Erikën, gjë që ai nuk e ka bërë.

Mamaja e Erikës, Adileusa do Rozario, ka folur në një intervistë ku është shprehur shumë e zhgënjyer nga ish-sulmuesi i Interit: “Ai s’i ka dhënë asaj asgjë. Nuk i ka dhënë madje as edhe një lëpirëse që nga dita që ka lindur. Absolutisht asgjë, madje as me vendimin e gjykatës. Ajo është rritur pa një baba dhe për këtë asaj i vjen keq, sepse ai nuk e ka marrë mundimin as ta takojë”.

Më pas ajo shtoi dhe reagimin që Eto dha në momentin që ka marrë veshë se Erika është e bija. “Ajo ishte vetëm tre vjeç e gjysmë. Unë kontaktova me disa miq të përbashkët dhe ata më thanë se Eto ishte përgjigjur ‘ Nuk më intereson nëse mamaja dhe fëmija vdesin, më lini të qetë’. Kjo gjë më shkatërroi”, përfundoi Adileusa.

Gjykata e ka njohur si vajzën e tij biologjike, Eto nuk i paguan mbështetjen ndaj fëmijës: S’më intereson edhe nëse vdesin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook