Interi arriti të merrte fitoren e parë në Champions ndaj Viktoria Plzen në transfertë me rezultatin 0-2, e vlefshme për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve.
Golat për ekipin zikaltër u shënuan nga Edin Xheko në minutën e 20′ dhe Denzel Dumfris në minutën e 70′. Me golin e realizuar mbrëmjen e djeshme, Edin Xheko ka thyer një rekord të ri.
Sipas faqes së specializuar, “OPTA Paolo”, sulmuesi boshnjak i ka shënuar 7 gola Viktoria Plzenit me fanellat e Romës dhe Interit.
Që kur është transferuar në Itali, asnjë skuadre nuk i ka shënuar kaq shumë gola.
Një statistikë e veçantë kjo për 36-vjeçarin boshnjak.
Ky ishte goli i dytë për Edin Xhekon në të gjitha kompeticionet në këtë sezon në 8 ndeshje, ku përveç çekëve të Viktorias, ka bërë gol edhe në derbin e humbur ndaj Milanit me rezultatin 3-2.
Gjithashtu boshnjaku ka dhuruar edhe një asist për shokët e skuadrës.
7 – Edin Dzeko ha realizzato sette gol contro il Viktoria Plzen con le maglie di Roma e Inter; da quando è in Italia contro nessuna squadra ha fatto meglio. Spietato.#ViktoriaInter pic.twitter.com/EEDy7N7djq
— OptaPaolo 🏆 (@OptaPaolo) September 13, 2022
– Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”