Olimpiakos është gati për një tjetër goditje të bujshme në merkato!
Sipas medias greke, “Gazzetta.gr”, klubi historik i Greqisë është një hap larg transferimit të Hames Rodrigez.
Trekuartisti kolumbian është gati për tu rikthyer pas një viti në kontinentin e vjetër, pas eksperiencës që kishte në Katar me ekipin e Al-Rajanit.
Ish-kampioni i Europës dhe i Botës me Realin e Madridit ka arritur akordin me klubin helen dhe pritet të bëhet sërish shok skuadre me Marselon, i cili pak ditë më parë u prezantua si futbollisti i ri i ekipit nga Pireu i Athinës.
Detajet e transferimit janë huazim me të drejtën e blerjes dhe me klubin e Olimpiakosit që do të mbulojë pagën 2 milionë euro nga 6 që futbollisti përfiton në Katar.
Vlen të theksohet se dritarja e transferimeve në vendin fqinj është i hapur deri nesër.
Aktualisht në këtë sezon në Katar me fanellën e Al-Rajanit, Hames Rodrigez është aktivizuar në 1 ndeshje, ndërsa më parë përveç Realit të Madridit ka luajtur edhe me skuadrat e Everton, Bajern Mynih, Monako dhe Porto.
– Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”