Leon Gorecka u fut në fushë në pjesën e dytë në takimin kundër Barcelonës, duke u rikthyer kështu edhe në Ligën e Kampioneve pas dëmtimit që e la larg fushave në ndeshjet e para. Duke folur pas takimit, ai ka saktësuar se priste të ishte titullar, por pa ndezur më shumë polemikat me trajnerin Nagelsman.
“Zakonisht dua të jem titullar, pasi kështu mund të ingranohem menjëherë me ritmin e lojës. Megjithatë, nuk ka problem, për fat kundër Barçës gjithçka shkoi mirë. Sa për ndeshjen, mendoj se ishte një shfaqje e bukur futbolli. Në pjesën e parë, ata na e kanë bërë të vështirë.
Por në pjesën e dytë kemi luajtur më mirë. Kemi gjetur dy gola të shpejtë dhe kjo na ka ndihmuar të fitojmë ndeshjen”, ka thënë Gorecka.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”