Variante taktike dhe një 10-sh, kroatët kërkojnë mrekullinë kundër Milanit

Duke eliminuar Bodo Glimtin pas kohës shtesë, Dinamo e Zagrebit doli në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve për të tetën herë në histori. E bëri sërish falë trajnerit me përvojë Ante Çaçiç.

dinamo zagreb

Në janë të sigurt se mund të luftojnë për vendin e tretë, që do të thoshte Ligë Europë dhe nga ajo që u pa kundër Çelsit mund të thuhet që janë një skuadër me ide të qarta. Dinamo në edicionin 2019- 2020 ishte në grupin e Atalantës, e mundur në Zagreb me një rezultat spektakolar 4-0. Në finalen e grupit kroatët ishin dy minuta larg nga fitorja me Shakhtarin dhe praktikisht në vendin e dytë, por ndeshja u mbyll 3-3 dhe ata dolën të tretët. Tetë anëtarë të asaj skuadre janë ndërkombëtarët kroatë si Livakoviç, Petkoviç apo Orsiç.

Problemi më i madh i skuadrës që Çaçiç vendos në fushë në opsione të ndryshme taktike, kryesisht 4-3-3 ose 4-2-3-1, por edhe me 3- 5-2 ose 4-4-2 është 19-vjeçari me numër 10, Martin Baturina. Sot, me Milanin do të jetë një përplasje si në kohët e vjetra. Të dy klubet u takuan në kualifikime në vitin 2000: me kuqezinjtë ishte ende ish-dinamovit Zvonimir Boban.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Variante taktike dhe një 10-sh, kroatët kërkojnë mrekullinë kundër Milanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook