Ronaldo i zhgënjyer me rikthimin te Junajtid, diskuton me ish-trajnerin e famshëm për klubin e radhës

Rikthimi i Kristiano Ronaldos te Mannçester Junajtid nuk shkoi sipas pritshmërive. Pavarësisht paraqitjeve pozitive të portugezit me klubin rezultatet nuk erdhën dhe tani “Djajtë” janë zyrtarisht jashtë Champions Ligës për sezonin e ardhshëm, nisur nga këto kushte Ronaldo ka filluar të mendojë për të ardhmen, e cila mund të jetë larg Junajtid.

ronaldo

Sipas “The Mirror”, portugezi ka biseduar këtë ditë me ish-trajnerin e tij në aventurën e parë te anglezët, Sir Aleks Ferguson lidhur me të ardhmen e tij në klub.

Sipas raportimeve 37-vjeçari ka shprehur hapur pa kënaqësitë ndaj klubit dhe situatës dhe ka kërkuar mendimin e ish-teknikut se çfarë duhet të bëjë me të ardhmen e tij.

As trajneri i ri i Junajtid Ten Hag duket se nuk e ka impresionuar Ronaldon, i cili në ditët e shkuara është përfolur dhe për një rikthim të bujshëm te Reali i Madridit.

Arena e Lajmit


Ronaldo i zhgënjyer me rikthimin te Junajtid, diskuton me ish-trajnerin e famshëm për klubin e radhës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook