Starti fantastik i sezonit, Guardiola tregon thjeshtësinë: Trajnerët të mbivlerësuar, punën e bëjnë lojtarët

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, beson se trajnerët e futbollit janë të mbivlerësuar kur vjen puna te ndikimi i tyre te lojtarët në fushë, ndërsa në konferencën përpara ndeshjes së Champions-it kundër Borusias së Dortmundit, ai u ndal të fliste edhe për kontributin e Erling Halandit, i cili sot pritet të luajë kundër ish-skuadrës së tij.

haaland-pep-guardiola-man-city

Norvegjezi ka shënuar 12 gola në 7 ndeshje, por Guardiola shprehu zemërimin e tij pas fitores 4-0 ndaj Seviljes javën e shkuar, për faktin se shokët ia pasonin topin shumë shpejt 22-vjeçarit. “Nuk ka të bëjë me atë që duhet të bësh në fushë, por kur e bën. Prandaj futbolli është kaq i vështirë. Unë e kam thënë disa herë se kur ne analizojmë videot dhe e ndalojmë atë dhe themi: ‘Shikoni djema, këtu është hapësira’, ky është një mashtrim. Se si duhet ta marrësh vendimin dhe kur, kjo është diçka që i takon vetëm lojtarëve. Unë e kam thënë disa herë që ne trajnerët jemi të mbivlerësuar në ndikimin tonë në lojë.

Loja u përket atyre, vendimet i marrin ata, lojtarët”, tha katalanasi. Nga Dortmundi, Siti transferoi Halandin dhe Akanzhin këtë verë, ndërsa shumë vite më parë ka ardhur edhe Gyndoan, që sot mban shiritin e kapitenit në “Etihad”. “Kam folur me Halandin për këtë ndeshje. Dortmundi e njeh Halandin, Akanzhin, Gyndoanin dhe Gomezin më mirë se sa unë njoh lojtarët e tyre. Ata mund të jenë të avantazhuar, por edhe lojtarët e Sitit i njohin shokët e tyre dhe kjo mund të funksionojë edhe për ne. Haland është i ri dhe i uritur dhe mund të përmirësohet ende, nënvizoi 51-vjeçari.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Starti fantastik i sezonit, Guardiola tregon thjeshtësinë: Trajnerët të mbivlerësuar, punën e bëjnë lojtarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook