Trajneri i Realit me ide të qarta, Ançeloti: Mbape? Jo dua…

Reali i Madridit po mar shon si një tren në këtë fillim sezoni, aq sa ky që ka nisur duket thjesht një vijimësi e sezonit të kaluar. Në 7 takime mes kupave dhe kampionatit spanjoll, Reali ka një rekord 100% fitore dhe kërkon që ta vazhdojë këtë ecuri edhe në takimin e dytë në grup në Ligën e Kampioneve, teksa sonte në mbrëmje (21:00) pret Lajpcigun në “Bernabeu”.

ANCELOTI

Kjo është një ndeshje e veçantë për teknikun italian, që numëron 25 vite që nga debutimi i tij në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë në nivel klubesh. Konferenca për shtyp e tij është “trazuar” pak edhe nga lajmet më të fundit në lidhje me Mbapenë dhe mundësinë e transferimit të francezit në Madrid, me Karlon që e ka marrë me shaka.

ANALIZA E LAJPCIGUT

“Pas rezultateve të para, kjo është një ndeshje e rëndësishme për sa i përket kualifikimit. Lajpcigu ka pasur probleme në këtë nisje të sezonit, por ndaj Dortmundit ka shkëlqyer. Ka lojtarë cilësorë në përbërje dhe për këtë duhet t’i bëjmë llogaritë mirë”.

ÇEREK SHEKULLI NË CHAMPIONS

“Nuk e dija se kanë kaluar kaq shumë vite nga debutimi në Ligën e Kampioneve. Di të them se ky kompeticion më ka sjellë shumë gëzime e lumturi, por edhe zhgënjime e trishtime. Por nëse bëj një bilanc ai është pozitiv, sepse kam pasur suksese me skuadrat dhe lojtarët që kam drejtuar. Objektivi është të vijojmë të fitojmë edhe në këtë sezon. Nuk dua t’i vendos asnjë limit skuadrës sime”.

VINICIUS PROVOKATOR

“Për mua është një lojtar i sjellshëm dhe i shkëlqyer, që po shfaq talentin e tij. Nuk dua t’i futem debateve shterpë. Nuk jam as i shurdhër dhe aq budalla, i dëgjoj ato që fliten, por këto janë diskutime që nuk më përkasin as mua dhe as Viniciusit”.

MBAPE

“Nuk e di çfarë të them, po i ul duart poshtë. E them me sinqeritet. Ajo që dua të shtoj është se kemi në përbërje sulmues të shkëlqyer si Vini e Rodrigo. Pa diskutim që kemi dhe Benzemanë, që është i padiskutueshëm. Siç e shihni kemi lojtarë fantastikë, ndaj nuk kemi për se të hedhim sytë përreth”.

BENZEMA

“Rikuperimi i tij po shkon mjaft mirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme tani. Sa për praninë e tij në derbi kundër Atletikos, do të zbresë në fushë vetëm nëse shuaj çdo dyshim në lidhje me gjendjen e tij. Nuk kemi ndër mend të rrezikojmë”, ka thënë Ançeloti.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Trajneri i Realit me ide të qarta, Ançeloti: Mbape? Jo dua…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook