Pas sherrit në TikTok ‘plasi’ arma/ 25-vjeçari që plagosi 2 të rinjtë, shok i reperit Cllevio, zbardhen identitetet

Policia Durres

Detaje të reja në lidhje me sherrin që nisi në rrjetin social ‘TikTok’ dhe që përfundoi me dy të lënduar me armë zjarri. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për BalkanWeb identitetet e personave të përfshirë në konfliktin me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:15, në lagjen nr. 10, dyshohet se për shkak të një konflikti në rrjetin social TikTok, autori Klajdi Mansaku, 25 vjeç, shok i reperit Cllevio Serbiano ka qëlluar me armë zjarri, dhe si pasojë, janë dëmtuar lehtë shtetasit Jurgen Vrioni, 21 vjeç, dhe Arben Haxhiu, 21 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 12, Durrës.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se autori i dyshuar, shtetasi Klajdi Mansaku, rreth orës 22.30, të mbrëmjes së djeshme ka debatuar në telefon me shtetasin Mario Vrioni, (kushëri i shtetasit Jurgen Vrioni) dhe i ka lënë takim për t’u sqaruar në afërsi të banesës së shtetasit Mario Vrioni. Nga policia mëson se Mario Vrioni është me precedent penal për narkotikë dhe Drejtim automjeti pa leje drejtimi.

Ky i fundit pasi ka marrë kushëririn e tij shtetasin Jurgen Vrioni, dhe shtetasin Arben Haxhiu, (shok i përbashkët i tyre) ka shkuar në vendin ku e kishin lënë për tu sqaruar me shtetasin Klajdi Mansaku. Mansaku, sapo ka parë që këta shtetas janë afruar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së shtetasit Mario Vrioni, dhe është larguar menjëherë.

Si pasojë, (dyshohet nga plumb rikoshet) janë lënduar lehtë shtetasi Jurgen Vrioni, i cili pas ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali, dhe shtetasi Arben Haxhiu, që aktualisht po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë nga shërbimet e Policisë janë ngritur pika kontrolli, në akset rrugore, janë njoftuar pikat e kalimit kufitar, dhe po ushtrohen kontrolle në banesa e ambiente ku dyshohet se mund te fshihet 25-vjeçari me qëllim kapjen e tij.

Arena e Lajmit

Pas sherrit në TikTok ‘plasi’ arma/ 25-vjeçari që plagosi 2 të rinjtë, shok i reperit Cllevio, zbardhen identitetet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook