Një shkëmbim me një tifoz të Mauricio Arrivabenes, administratorit të deleguar të Juventusit, ka çuditur shumëkënd. Gjithçka kishte lidhje me Masimiliano Alegrin dhe përgjigja që ka dhënë drejtuesi i Juventusit, dukej sikur linte të mendohej se largimi i tij ishte thjesht çështje parash.
Arrivabene kishte qenë i pranishëm në drekën e organizuar para ndeshjes së Ligës së Kampioneve ndaj Benfikës dhe disa tifozë e pritën për foto dhe autografe pas daljes nga restoranti. Një prej tyre nuk ngurroi t’i kërkonte hapur largimin e Alegrit drejtuesit dhe ky i fundit ia preu menjëherë me një përgjigje të çuditshme.
“A e paguan ti tjetrin që vjen?”, ishin fjalët e tij drejtuar tifozit. Frazë që është interpretuar gjerësisht si një konfirmim se Juventusi nuk largon teknikun vetëm se do të duhet të shpenzojë shumë për të afruar një tjetër e dëmshpërblyer këtë aktual, i cili për momentin nuk po garanton as lojën dhe as rezultatet e kërkuara.
Simpaticissima la gag con il buon #Arrivabene, che risponde così ad un tifoso chiaramente fan dell’hashtag #AllegriOut 🤦🏻♂️
Audio on 🎧
3/3 #JuveBenfica #ChampionsLeague #dirigenza #finoallafine #forzajuventus #jd24 pic.twitter.com/8QNnPw9ssW
— Juventus Daily 24 – JD24 (@juventusdaily24) September 14, 2022
PANORANMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”