“Rrotacioni duhej”, Marota komenton suksesin e Interit në Champions: Fitorja sjell…

Xhuzepe Marota, administratori i deleguar i Interit, është ndalur para mikrofonave për të folur jo vetëm mbi zgjedhjet e trajnerit që i besoi Onanës dhe la në stol Lautaron, por edhe për të komentuar përballjen e shumëpërfolur mes kryesisë dhe lojtarëve.

MAROTA INTER 1

“Onana, më i vlefshëm se Handanoviç? Nuk ka të bëjë aspak. Rrotacioni është funksional, pasi është i bazuar në angazhimet e ngjeshura që ka skuadra gjatë këtij sezoni. Mos të harrojmë se në kampionat na pret menjëherë Udineze, që do të jetë një sfidë e vështirë”, tha drejtuesi që për bisedën me grupin u shpreh:

“Janë takime që ndodhin në të gjitha klubet. Ishte për t’u treguar lojtarëve që ishim pranë tyre”. Ndërkohë, Marota nuk la pa përmendur edhe rëndësinë e sfidës ndaj çekëve. “Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, sepse fitorja na duhej si për objektivin e kualifikimit, ashtu edhe për besimin që sjell”.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


“Rrotacioni duhej”, Marota komenton suksesin e Interit në Champions: Fitorja sjell…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook