VIDEO/ Bekim Balaj i pandalshëm me dy gola, shqiptari kthen ndeshjen për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj ka rritur të gjejë dy herë rrugën e rrjetës, për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij të Bolusporit, përballë Samsunspor.

bekim balaj

Goli i parë mund të quhet një gol i gjithi shqiptar, pasi ai që e nisi aksionin ishte Odise Rosi, i cili me një krosim perfekt gjeti Bekim Balaj që nuk gaboi me një gjuajte fantastike me kokë.

Kjo mund të quhet si një histori e përsëritur, pasi një gol i Balajt i asistuar nga Roshi ka ndodhur dhe në Kroaci dhe Rusi.

Në fillimin e pjesës së dytë, ishte sërish  shqiptari që realizoi me një goditje me kokë, për të përmbysur rezultatin dhe për t’i dhënë fitoren Bolusporit, që e mban larg zonës së ftohtë të rënies.

Kështu Balaj shkon në kuotën e tre golave të shënuara me skuadrën turke.

 

 

Arena e Lajmit


VIDEO/ Bekim Balaj i pandalshëm me dy gola, shqiptari kthen ndeshjen për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook