“Protesta e 11 shkurtit, fillimi i fundit të Ramës”/ Deputeti i PD-së: Skandalet janë ndërkombëtare. Qeveria po pasurohet në kurriz të qytetarëve!

Salianji Proteste

“Qytetarët duhet të dalin masivisht në protestë. Është një mundësi për të larguar një qeveri që po ua nxin jetën qytetarëve”, kështu është shprehur deputeti i PD-së Ervin Salianji.

Në studion e “News24”, Salianji tha se tashmë është fillimi i një beteje që do ta çojë qeverinë drejt rrëzimit, pasi sipas tij rasti i McGonigal i vendosi vulën korrupsionit në vend.

“E rëndësishme është që më 11 shkurt për shkak të zhytjen në korrupsion tanimë edhe më përmasa ndërkombëtare, qytetarët duhet të bëhen bashkë. Kryeministri interesohet që të ketë në duar të gjitha pushtetet, të pasurojë kë të dojë në kurriz të qytetarëve,  të detyrojë shqiptarë të largohet. Është një mundësi dhe reflektim që duhet ta ketë çdo qytetar shqiptar që të largojnë një qeverisje që po u nxin jetën me të gjithë kapacitetet që ka në dispozicion. Dalja në protestë do ta çojë qeverinë drejt rrëzimit. Rasti McGonigal, tregoi se si një kryeministër përdor asetet për të goditur një parti politike”, tha Salianji.

Gjithashtu ai theksoi se rezistenca e qytetarëve, pakënaqësia do t’i japë goditjen që meriton regjimit.

“Sot varfëria është më e madhe, pamundësia për të zhvilluar jetën në Shqipëri është më e vështirë. Skandalet e qeverisë janë në çdo media ndërkombëtare.

Pyetje: Si dot të organizohet protesta?

Salianji: Nuk jam tek pjesa e organizimit, por shoh që ka një vlim të zemërimit të qytetarëve.

Arena e Lajmit

“Protesta e 11 shkurtit, fillimi i fundit të Ramës”/ Deputeti i PD-së: Skandalet janë ndërkombëtare. Qeveria po pasurohet në kurriz të qytetarëve!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook