Lojtari i ndeshjes në Çeki, Brozoviç: Për kualifikim marrim 6 pikë me Plzenin, pastaj Barça…

Marselo Brozoviç ishte edhe një herë tjetër katalizatori i lojës së Interit. Kroati, që vinte nga dy gola radhazi në kampionat, ka bërë një tjetër superparaqitje mbrëmjen e djeshme që i ka dhuruar çmimin si “Lojtari më i mirë i ndeshjes”. Mesfushori transmetoi grintë dhe personalitet, përveç timonit të lojës që i përkiti gjithmonë atij.

brozo

“E Kishim përgatitur ndeshjen mirë, kundërshtari luante me topa të gjatë dhe ne arritëm të përballonim çdo aksion si duhet. Rëndësi ka fitorja”, e ka nisur fjalën e tij Brozoviç, që më pas është ndalur te llogaritë për kualifikimin, që sipas 29-vjeçarit kalon edhe nga ndeshja tjetër me çekët.

“Nëse duam të kalojmë grupet, atëherë duhet të marrim patjetër edhe tri pikë të tjera me Viktoria Plzenin. Pastaj me Barcelonën mund të ndodhë çdo gjë, ne si gjithmonë do të bëjmë maksimumin tonë”, është shprehur mesfushori që ndryshe nga Inzagi, i cili kërkon 10 pikë nga skuadra, kërkon t’i marrë sfidat njëra pas tjetrës.

Gjithsesi, rikthimi te fitorja edhe në Europë, ishte padyshim i lidhur edhe me faktin që pati sfida me Torinon në fundjavë, siç pranoi dhe Brozo: “Na ka ndihmuar shumë edhe fitorja me Torinon në aspektin psikologjik. Duhet të vazhdojmë kështu”.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Lojtari i ndeshjes në Çeki, Brozoviç: Për kualifikim marrim 6 pikë me Plzenin, pastaj Barça…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook