Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë për RTSH foli për ngjarjet më të nxehta politike.
Meta preku çështjet si “McGonigal”, kohën si president i Shqipërisë, inceneratorët dhe zgjedhjet e 14 majit.
Në lidhje me inceneratorët, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama si ‘komandant i çetës’ që vjedh paratë e shqiptarëve, teksa ka shtuar se ai duhet të ishte i pari në listën e hetimeve.
“Kjo është një aferë shumë e madhe. Janë ndaluar shumë pak në krahasim me ata që janë përfshirë. Afera ka dhe piramidën e vet, për zinxhirin e komandimit, ku në krye është kryeministri. Kjo aferë s’mund të bëjë kurrë pa ato 17 mendime që ka dhënë kryeministri dhe disa ministra. Edi Rama është i pari që është lënë jashtë hetimi. Edhe Veliaj bashkë me të, por i pari është kryeministri. E kemi dokumentuar dhe po e vërtetojmë përditë se komandanti i çetës që po vjedh shqiptarët është kryeministri”, tha Meta.
Arena e Lajmit