“Sot u mbajt gjyqi me dyer të mbyllura”, Berisha flet për dy skenarë për çështjen ‘McGonigal’: Pse nuk flet ish-kryetari i marr peng?!

Slai Berisha 3

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur sërish te çështja ‘McGonigal’, ndërsa theksoi se sot u mbaj një gjyq me dyer të mbyllura.

Ai tha se Rama përdori McGonigal me synim që të asgjësonte opozitën, ndërsa foli për dy skenarë.

“Ju e dëgjoni! çdo ditë shtypi amerikan, mediat e mëdha amerikane, po merrem me aferën Rama-McGonigal. Sot është zhvilluar një gjyq. Sot një pjesë e gjyqit u zhvillua me dyer të mbyllura, për pjesën e Deripaskës. Vetëm të besosh se rusët janë budallenj që mos ta kenë rekrutuar. Ai duhet thënë se ka tradhtuar vendin e tij në mënyrë të padiskutueshme. Ky karakter kontraktohet për të asgjësuar opozitën shqiptare. Kjo është një dramë, tragjike. Kjo tregon se çfarë spirali kaluam ne të pamerituar, në të gjithë pro amerikan. Edi Rama ia doli të përdorë një njeri si ai dhe cili është rezultati? Rezultati është ish-kryetari i PD peng. (Basha) Ai sot që ka dalë ky skandal nuk thotë asnjë fjalë, nuk ndjen asnjë përgjegjësi para jush. Nuk ka sepse ka shitur lëkurën e tij. Çdo kryeministër do të fitojë, por jo duke shtiru lëkurën. Pjesa e dytë e skenarit u vazhdua legalisht nga ajo që e kam quajtur Mcgonigal me fustan. Sarajet e Surrelit janë të gjitha fund e krye krim. Kur deklaroi pasuri ai kishte 380 marka dhe 400 mijë lekë. Sigurisht që njerëzit janë të revoltuar dhe njerëzit mund të pajtohen ndaj dhe e shtuna shënon fillimin e revolucionit demokratik. Skenari për marrjen peng të opozitës, pasi dështoi me shpalljen time non-grata, vazhdon me ndërhyrjen kriminale në përpjekjen për të mos regjistruar vendimin e Gjykatës në regjistrin ku regjistrohen partitë dhe shoqatat në çdo vend të lirë të botës. Partia e krimit, e drogës, e gjenocidit, kërkon të asgjësojë PD. Nuk jemi më në 46-ën ne, ndaj jemi në këmbë për t’u përballur me të, për t’u përgjigjur me të gjitha mënyrat. Ne nuk falim kurrë liritë tona, të ardhmen e shqiptarëve.”, tha ai.

“Sot u mbajt gjyqi me dyer të mbyllura”, Berisha flet për dy skenarë për çështjen ‘McGonigal’: Pse nuk flet ish-kryetari i marr peng?!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook