Turqia lëshon satelitin e parë vendas dhe kombëtar

Thumbs B C C9f885d3d563970c8eef8e11ce9a6416

IMECE, sateliti i parë vendas dhe kombëtar vëzhgues i Turqise me rezolucion nënmetër, në orën 09:48 sipas kohës lokale u lëshua me sukses në hapësirë nga Baza e Forcave Hapësinore Vandenberg në Kaliforni të SHBA-së.

Drejtuesi i projektit İMECE, Emir Serdar Aras dhe ekipi i tij koordinuan procesin e lëshimit të satelitit në Bazën e Forcave Hapësinore Vandenberg ndërsa njëkohësisht u mbajt program edhe në stacionin tokësor të monitorimit në Institutin e Kërkimeve të Teknologjive Hapësinore TÜBİTAK në Türkiye.

Programi i lëshimit në Turqi i satelitit İMECE i cili u shty 3 herë për shkak të kushteve atmosferike, u krye me pjesëmarrjen e ministrit të Mbrojtjes, Hulusi Akar dhe kreut të TÜBİTAK, Prof. Dr. Hasan Mandal.

Pas fjalimeve të ministrit Akar dhe të Mandal, u mbajt numërimi mbrapsht dhe sateliti vëzhgues vendas dhe kombëtar IMECE i zhvilluar nga ‘TÜBİTAK UZAY‘ u dërgua në hapësirë me raketën “Falcon 9” të kompanisë Space X në 09:48 me orën e Türkiye-s.

Në këtë ceremoni presidenti Recep Tayyip Erdoğan dërgoi një video-mesazh, ndërsa edhe ministri i industrisë dhe teknologjisë, Mustafa Varank u lidh në ceremoni përmes telefonit dhe falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar.

Me fillimin e detyrës së IMECE, Turqia për herë të parë do t’i sigurojë historisë së saj të hapësirës një kamerë satelitore elektro-optike e cila ka rezolucionin nënmetër dhe e cila është zhvilluar me mundësi vendase dhe kombëtare.

İMECE do të plotësojë nevojën e Turqise për pamje satelitore me rezolucion të lartë dhe do të operojë në orbitë sinkrone me diellin në një lartësi prej 680 kilometrash.

Turqia lëshon satelitin e parë vendas dhe kombëtar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook