Napoli ka fituar 3-0 ndeshjen e dytë në grup në Ligën e Kampioneve, këtë herë duke mundur Rejnxhërs në Skoci.
Skuadra e Spaletit ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë ndaj skocezëve, të dominuar dhe ku krijoi disa raste për shënim. Ajo shpërdoroi një penallti me Zielinskin por diti të reagonte duke përfituar nga superioriteti numerik pas kartonit të kuq të Sands që në minutën e 55-të.
Politano me penallti e pastaj Raspadori e Ndombele i dhanë suksesin 3-0 ekipit italian i cili është me pikë të plota pas dy ndeshjesh dhe kualifikimin mund ta sigurojë që në dy ndeshjet e radhës.
REJNXHËRS-NAPOLI 0-3
68′ (p) Politano, 85′ Raspadori, 90’+1′ Ndombele
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”