“Nuk ka respektuar Kushtetutën”, Këshilli i Legjislacionit shqyrton sot kërkesën e PD për shkarkimin e kryeparlamentares Nikolla

Lindita Nikolla

Mblidhet sot Këshilli i Legjislacionit, ku do të shqyrtohet kërkesa e PD-së për shkarkimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla.

25 deputetë të PD-së, kanë depozituar në Kryesinë e Kuvendit një kërkesë më 26 janar. Sipas tyre, Nikolla nuk ka ushtruar detyrën si kryetare e Kuvendit, duke mos respektuar kushtetutën, për t’i dhënë fjalën deputetëve të PD-së.

Mes të tjerash ata akuzojnë Nikolën që s’i ka dhënë të drejtën e fjalës për çështjen McGonigal. Nga ana tjetër PS ka hedhur poshtë këto pretendime, duke theksuar faktin se Nikolla ka respektuar procedurat parlamentare.

Arena e Lajmit

“Nuk ka respektuar Kushtetutën”, Këshilli i Legjislacionit shqyrton sot kërkesën e PD për shkarkimin e kryeparlamentares Nikolla

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook