Morën peng burrë e grua për disa orë, mbyllen hetimet për Seit dhe Kreshnik Manahasën, Prokuroria e Elbasanit kërkon 15 vite burg

Elbasan1 6701

Burime për Panorama TV konfirmojnë se Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet për dy shtetasit Seit dhe Kreshnik Mahahasa.

Në përfundim të hetimeve, burime për Panorama TV bëjnë me dije se Prokuroria kërkoi dënimin me 15 vite burg të Seitit dhe me 10 vite për Kreshnikun.

Ata u arrestuan rreth një vit më parë për akuzat “vjedhje e kryer në bashkëpunim”, “ngacmim seksual i mbetur në tentativë”, “kryerje e marrëdhënieve seksuale pa dëshirë” dhe “heqja e lirisë”.

Kujtojmë se rreth një vit më parë, të dy shtetasit, në segmentin rrugor Elbasan-Rrogozhinë i kanë hequr lirinë me forcë një biznesmeni dhe një gruaje që dyshohet se ka qenë punëtore e tij, të cilët janë mbajtur peng për disa orë nga Kreshnik Manhasa, derisa ka ndërhyrë policia.

Sipas burimeve nga policia atëherë, pengmarrja e tyre ishte bërë për të përfituar një shumë të caktuar parash.

Ndërkohë mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i gjykatës për dy shtetasit, lidhur me veprat penale që ata kanë kryer.

 

Morën peng burrë e grua për disa orë, mbyllen hetimet për Seit dhe Kreshnik Manahasën, Prokuroria e Elbasanit kërkon 15 vite burg

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook