Berisha ftesë deputetëve që nuk i janë bashkuar ende: Nëse kanë dëshirë mund të flasin nesër në podium

Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se deputetët e PD-së që nuk i janë bashkuar atij, por që do jenë të pranishëm në protestë, janë të ftuar të flasin edhe në podium.

“Në qoftë se kanë dëshirë pa diskutim. E përshëndes vendimin e tyre, janë të mirëpritur. Përveç Bravës dhe Alibashës të tjerët janë të mirëpritur”, tha Berisha.

Teksa iu rikthye akuzave ndaj qeverisë, kreu i PD-së, tha se “E morët vesh historinë e fundit, Rama-Balluku. Shpallet tenderi për pistën e garës së makinave, shpallet në Elbasan tenderi për pistën e garës së makinave. Shpallet sot, ndiqen procedurat ligjore siç janë dhe pas 3 ditësh, Edi Rama shpall konkursin, veten kryetar të jurisë, shpall fituesin. Katër kompani botërore, duke punuar, paraqitur ofertat dhe paraqitur çdo gjë. Dhe e zeron këtë, e thotë se këtë garë e fitoi. Tenderi do edhe 5 javë për tu mbyllur, por shpall fituesin 3 ditë pas shpalljes së tenderit. Këta kanë humbu çdo lloj sensi. Në këtë rast do të fillojë praktika ‘name and shame’, ‘emëroje dhe turpëroje’. Emërimi është vetëm një; hajdut, ke vjedhur. Ta dinë qytetarët që ka një hajdut të madh. është një gjë popullore kjo, por është një gjë e dobishme”.

Berisha ftesë deputetëve që nuk i janë bashkuar ende: Nëse kanë dëshirë mund të flasin nesër në podium

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook