Rrethet i bashkohen protestës së opozitës, organizatorët e PD dhe PL në Gramsh: Do nisemi me makina private, shoferët e autobusëve nuk pranojnë se…

Protestapadsaliberisha 770x433 1

Në protestën e thirrur nga opozita, ku kryefjalë e tyre është largimi nga pushteti i kryeministrit Rama, nga rrethi i Gramshit sipas kreut të Partisë Demokratike, Kodhel Çala, tubimit do i bashkohen 100 demokratë.
Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për BalkanWeb se transportimi i protestuesve do të bëhet me rreth 25 autovetura, por jo në autokolonë apo me pankarta e flamuj.

Ai tha se shoferët e autobusëve nuk kanë pranuar që të transportojnë drejt Tiranës, protestuesit, pasi kanë frikë nga gjobat e policisë.

“Ne vetë nuk kemi mundësi financiare që të paguajmë autobus dhe e dyta, shoferët e autobusëve nuk mund të na vijnë, pasi ndëshkohen me gjoba të mëdha nga policia e qarkullimit Elbasan. Kujtojmë faktin se unë si kreu i PD jam gjobitur me mjetin tim si taksist se perse po merrja pjesë në protestë.”, tha ai.

Ndërkohë, kreu i Partisë së Lirisë, dega Gramsh, Admirim Kala deklaroi se në protestë do marrin pjesë 50-60 simpatizantë edhe qytetarë të thjeshtë.

Arena e Lajmit

Rrethet i bashkohen protestës së opozitës, organizatorët e PD dhe PL në Gramsh: Do nisemi me makina private, shoferët e autobusëve nuk pranojnë se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook