Tentoi të kalonte në Mal të Zi me drogë në automjet, vihet në pranga 38-vjeçari nga Ukraina

Evidentohen nga policia e Shkodrës dy raste të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në terren, si dhe në pikat e kalimit kufitar të këtij qarku, policia e Shkodrës me mbështetjen e inteligjencës informative, ka evidentuar dhe goditur 2 raste të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, për të cilat u arrestuan në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, shtetasit:

-S. B., 38 vjeç, banues ne Ukrainë, pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas, gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis;

-P. K., 40 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në fshatin Mjedë, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Sasitë e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Tentoi të kalonte në Mal të Zi me drogë në automjet, vihet në pranga 38-vjeçari nga Ukraina

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook