“Marrëzi e qeverisë shqiptare”, eksperti i ekonomisë: Dyfishimi i akcizës së birrës dëmton prodhimin vendas për t’i zëvendësuar me kompani të huaja

Birra

Eksperti i ekonomisë Klodian Muço ka komentuar ditën e sotme vendimin e qeverisës shqiptare për akcizën e birrës.

Muço deklaroi në Panorama TV se kjo është një marrëzi i qeverisë shqiptare duke theksuar se impakti është i papërfillshëm në konsideratë me të ardhurat.

“Akciza m’u duk një marrëzi e qeverisë shqiptare. Sepse impakti është i papërfillshëm kur marrin në konsideratë të ardhurat. Kompanitë shqiptare dhe të huaja lëndën e parë për prodhimin e birrës e blejnë. Nëse një kompani e huaj blen mall dhe një kompani shqiptare blen më pak mall, kompania e huaj ka mundësi negociuese për ta blerë më lirë sepse blen sasi më të mëdha. Kompanitë shqiptare mund të kenë në disa raste kosto më të lartë të prodhimit të birrës se kompanitë shqiptare”, deklaroi ai.

Ai shtoi se është gjithmonë i parimit se duhet mbrojtur prodhimi vendas, pasi përfitimet janë shumë më të larta, duke qenë se rritet konsumi i produkteve shqiptare dhe punonjësit nuk detyrohen të emigrojnë jashtë vendit për shkak të situatës ekonomike.

“Në muajt e parë të vitit 2023, shikojmë një rritje të ndjeshme të importit të birrës dhe rënie të prodhimit vendas. Domethënë që ne dëmtuam prodhim vendas dhe po vrasim të punësuarit në vend për t’i zëvendësuar me kompanitë e huaja dhe me përfituesit që janë disa importues të rëndësishëm. Unë jam gjithmonë i parimit se duhet të mbrojmë prodhim vendas.

Prodhimi vendas është shumë më i rëndësishëm. Përfitimet janë shumë më të larta sepse ti konsumon prodhimin shqiptar. Kjo ndikon në përmirësimin e balancës tregtare. Mban në punë njerëz, që marrin pagën në vend dhe konsumojnë në tregun shqiptar. Dhe nuk kemi frikën se kur këta persona ngelin pa punë mund të largohen jashtë vendit. Unë do isha po mbrojtjes së prodhimit vendas dhe mos njehsimit të akcizës”, deklaroi ai.

“Marrëzi e qeverisë shqiptare”, eksperti i ekonomisë: Dyfishimi i akcizës së birrës dëmton prodhimin vendas për t’i zëvendësuar me kompani të huaja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook