Paradoksi me Açerbin e Xhekon, veteranët që gjallëruan Interin

Interi rrëmbeu të martën tri pikët e tij të para të këtij sezoni në Champions Legaue, në 90 minuta që panë si protagonistë “të moshuarit” e italianëve. Simone Inzagi e nisi me një sërë surprizash në formacion, por të gjithë vëmendjen e rrëmbyen Açerbi e Xheko, njëri 34 e tjetri 36 vjeç, që mbajtën për pjesën më të madhe peshën e ndeshjes.

INTER

AÇERBI

Debutimi i mbrojtësit me fanellën zikaltër erdhi pikërisht ndaj çekëve, por ndërsa pritej një paraqitje disi më e ndrojtur, duke marrë parasysh edhe tre muajt pa zbritur në fushë të italianit, ajo që dhuroi Açerbi ishte përtej parashikimeve. Në një lojë të dominuar nga Interi në 70% të kohës dhe me bariqendrën shumë të lartë, ish-laciali ishte motori i parë i skuadrës së Inzagit. 34-vjeçari ishte në rolin e një regjisori të tërhequr dhe përveç fazës defensive, bëri mirë edhe në iniciativat sulmuese. Shumë saktësi në prapavijë, por edhe shumë sasi në ofensivë, aty ku ishte i pari që kërkoi thellësinë duke u shpërblyer edhe me rastin e parë të sfidës.

ACERBI

127 prekje topi në total, 111 pasime me një saktësi 96% dhe 5 spastrime thelbësore brenda zonës, ishin kontribut i jashtëzakonshëm në mbajtjen e portës së paprekur. Provat përpara për të janë shumë, por me këto paraqitje, jo vetëm që kënaq Inzagin që këmbënguli për ta pasur, por edhe kërcënon De Vrajin që duhet t’i bëjë mirë llogaritë për fanellën e titullarit.

XHEKO 1

XHEKO

Por kur mbrojtja po përpiqet të gjejë sigurinë, në sulm Edin Xheko tregoi që nuk e ka harruar ende vesin e golit, madje duke qenë arma më e fortë e Interit ndaj çekëve. Një gol dhe një asist shërbyen për ta konfirmuar “macen e zezë” të Plzenit, së cilës i ka shënuar në total 9 gola dhe jo më kot trajneri Bilek pohonte para ndeshjes që ishte boshnjaku, të cilit i frikësohej. Në çift me Lautaron, Xheko ishte mësuar të tërhiqej në rolin e regjisorit ofensiv dhe të ishte ai që krijonte për t’i siguruar “Demit” topin e duhur për ta shtyrë në rrjet, ndërkohë që ndaj Plzenit ky rol i takoi Korreas dhe Edin duhet të bënte 9-ën tipike, mision që e përmbushi me sukses. Shfrytëzues i hapësirave, fitimtar në duele dhe pa harruar zakonin për të furnizuar shokët me topat e duhur, 36-vjeçari bëri që Lukakut të mos i ndihej mungesa. “Pas kthimit të Romelut do të flasim përsëri për dyshen e sulmit”, shprehej Inzagi, por deri në rikthimin në formën optimale të belgut dhe përshtatjes së tij me lojën e trajnerit aktual, duket se Xheko do të vazhdojë të bëjë heroin dhe të transmetojë eksperiencën e tij. Paradoksalisht, një veteran si ai i solli freskinë e duhur skuadrës edhe në derbi, ndërkohë që bashkë me “moshatarin” Açerbi po provojnë të gjallërojnë këtë Inter që ka nevojë për vazhdimësi.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Paradoksi me Açerbin e Xhekon, veteranët që gjallëruan Interin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook