Protesta para kryeministrisë, Berisha: Ky është cunam popullor, gati të bëjmë çdo sakrificë

Berishaa

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij para protestuesve të mbledhur përballë kryeministrisë. Berisha tha se ky është një cunam popullor i revolucionit demokratik, për të cilin tha se do bëjnë çdo sakrificë që të triumfojë.

“Qytetarë të pranishëm më këtë cunam popullor të revolucionit demokratik, që keni pritur me padurim këtë ditë, ditën e madhe të siparit të revolucionit të përmbysjes së monizmit të dytë në vend.

Do ta nis me një shprehje të George Orwell, i cili shkruan se është akt revolucionar të thuash të vërtetën në kohë gënjeshtre, pra qëllimi themelor i këtij revolucioni që nis sot, është të mbrojmë të vërtetat, por të bëjmë çdo sakrificë, çdo përpjekje që ato të triumfojnë, rroftë fitorja!”, tha Berisha.

Protesta para kryeministrisë, Berisha: Ky është cunam popullor, gati të bëjmë çdo sakrificë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook