Piter Olainka është padyshim një nga futbollistët më të talentuar që ka luajtur në futbollin shqiptar. Sulmuesi nigerian që hapat e para të karrierës i hodhi në Ballsh, për të shkëlqyer më pas te Skënderbeu historik, tashmë është shndërruar në një lider të vërtetë te klubi çek i Slavias së Pragës, ku është graduar edhe kapiten i bardhekuqve.
Ndërkohë ditën e sotme, më golin e shënuar ndaj Ballkanit të Ilir Dajës, Olainka, ka hyrë edhe në librin e historisë të Slavias së Pragës. 26-vjeçari u bë sot golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kompeticionet europiane për klubin çek, teksa ka realizuar 13 gola në 51 ndeshje në Europë. Olainka tundi rrjetëen në minutën e 34-t, teksa më pas asistoi te goli i tretë i shënuar nga Masopust.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”