Policia e Tiranës ka vënë në pranga njërin prej autorëve të vrasjes së 20-vjeçarit. Sipas burimeve zyrtare, si rezultat i kontrolleve të pandërprera të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur gjatë natës, shtetasi Ensi Maze.
Dyshohet se sherri mes të rinjve që i mori jetën 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi ka ardhur pas një konflikti për një vajzë.
Sipas policisë, shtetasit Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj kanë goditur me mjet prerës shtetasin Stivën Toshkëzi, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në spital.