VIDEO/ Shpërthimi në banesën e babait të kundërshtarit të Martinajt, gazetari jep detaje: Prej 4 vitesh nuk banonte njeri. Përplasja mes tyre nisi…

Tritol

Gazetari Igli Çelmeta, ka dhënë detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodhur gjatë natës në banesën e Mehmet Dukës, babait të kreut të klanit ‘Duka’, Leonard Duka.

Ai tregoi se shpërthimi ka qenë i fortë dhe dëme ka pësuar edhe banesa e fqinjit të Mehmet Dukës, 69-vjeçarit Bedri Gjerka.

“Shpërthimi ka tronditur banorët e pallatit, Mehmet Duka ka deklaruar në polici se nuk ka konflikt me njëri dhe nuk ka dijeni se kush ia ka vendosur tritolin. Prej katër vitesh në këtë banesë nuk jetonte njeri. Sipas banorëve të pallatit shpërthimi ka qenë rreth orës 3 të natës. Të tronditur banorët kanë dalë të gjithë jashtë dhe kanë lajmëruar policinë. Mehmet Duka 65-vjeç, më herët është rrëmbyer dhe është mbajtur peng nga Ervis Martinaj i cili deklarohet i humbur dhe i zhdukur. Kohë më parë u arrestua edhe Leonard Duka, djali i Mehmet Dukës. Leonard Duka ishte në kërkim për vrasjen e ish-policit Santiango Malko në 2019 në Tiranë. Dyshohet se Leonard Duka është atentatori i kësaj ngjarje. Santiago Malko ishte një nga personat më të afërt dhe cilësohej si krahu i djathtë i Ervis Martinaj. Kjo përplasje mes Martinajt dhe klanit Duka ka nisur si pasojë se Martinaj i ka rrëmbyer dhe mbajtur peng babanë dhe ky Leonard Duka i ka vrarë krahun e djathtë Santiago Malkon”, raportoi më tej gazetari.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Shpërthimi në banesën e babait të kundërshtarit të Martinajt, gazetari jep detaje: Prej 4 vitesh nuk banonte njeri. Përplasja mes tyre nisi…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook