Ditët e fundit, Lautaro Martinez përfundoi në qendër të disa lajmeve “gossip” në Argjentinë, të cilat flisnin për një ndarje të tij me bashkëshorten Agustina Gandolfo.
Madje, në shtetin latin kishin shkuar edhe më tej, duke deklaruar se shkak për këtë ndarje është bërë një lidhje mes Lautaros dhe Romelu Lukakut, teksa pretendohej se një prej shkaqeve të rikthimit me ngulm të futbollistit belg në Itali ishte pikërisht romanca me kolegun e sulmit zikaltër.
Pas këtyre zërave ka ardhur edhe reagimi i vetë Lautaros. 25-vjeçari ka mohuar gjithçka me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqet së bashku me partneren.
“Pse njerëzit shpikin histori për ndarjen time. Unë dhe gruaja ime jemi shumë mirë së bashku dhe nuk kam asgjë për të shpjeguar apo sqaruar. Jemi të lumtur dhe mos krijoni lajme false”, shkruan Lautaro Martinez në “Instagram”, duke mohuar kështu ndarjen nga bashkëshortja.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”