Shoqërimi i 3 protestuesve/ Deputetët e PD në komisariat, Bylykbashi: Rama të dorëzohet ose shqiptarët do t’i përgjigjen me të gjitha mjetet demokratike

Policia (3)

Pas shoqërimit të 3 protestuesve, nga protesta e zhvilluar ditën e sotme para Kryeministrisë, deputetë të PD ndodhen pranë komisariatit, ku kërkojnë lirimin e tyre.

Deputeti Oerd Bylykbashi teksa foli për mediat u shpreh se protesta e sotme ishte një mesazh i qartë dhe se askush nuk mund t’i ndalojë qytetarët shqiptarë të rrëzojë një qeveri të korruptuar.

“Kjo protesta e sotme ishte mesazh fillimi. Ditën e hënë jemi atje. Askush nuk mund të ndalojë protestuesit shqiptarë të kërkojnë të drejtën e tyre themelore, që me votë të rrëzojnë një qeveri që i vjedh. Protestuesit kanë dhënë një shembull të jashtëzakonshëm. Rama smund të përdorë forcën policore apo drejtësinë për të trembur shqiptarët. Ky është mesazh i qartë. Të gjithë qytetarët që mund të jenë shoqëruar do të lirohen. Do jenë ndalime të paligjshme siç janë provuar edhe më parë në gjykatë. Ka qenë një protestë për të drejtën e tyre themelore. Kjo është ligjshmëria. Jam i sigurt që Rama dhe kushdo që vjen pas tij e ka të qartë mesazhin. Deputetët janë të gatshëm që t’i qëndrojnë pranë çdo qytetari apo demokrati që protestoi, për t’i nxjerrë ata të lirë. Të hënën, siç u dha e qartë, ne do jemi atje për të protestuar. Rama po përpiqet të zhbëjë dhe Parlamentin. Duke u përpjekur të çajë grupin parlamentar të PD-së. Ne do jemi atje për të treguar atje se parlamenti nuk funksionon si noter të Edi Ramës. Këto veprime tona do shkojnë vetëm në rritje. Ose Rama dorëzohet përpara të drejtës së qytetarëve, ose shqiptarët do t’i përgjigjen me të gjitha mjetet demokratike”, tha ai.

Partia Demokratike zhvilloi për rreth 2 orë para Kryeministrisë. Qindra mijëra qytetarë iu bashkuan protestës, ndërsa kërkuan largimin e kryeministrit Rama.

Arena e Lajmit

 

Shoqërimi i 3 protestuesve/ Deputetët e PD në komisariat, Bylykbashi: Rama të dorëzohet ose shqiptarët do t’i përgjigjen me të gjitha mjetet demokratike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook