Ofertë e çmendur, Arabia Saudite është gati të blejë edhe Superkupën e Italisë

Arabia Saudite kërkon me çdo kusht të jetë në epiqendrën e sportit botëror. Kjo shihet qartë nga tentativat nga ky vend për të organizuara evente të mëdha sportive. sidomos me futbollin. Pasi siguruan të drejtën e zhvillimit të Superkupës së Spanjës me një format me katër skuadra, tashmë sheikët janë gati të bëjnë të njëjtën gjë me Superkupën e Italisë, duke ofruar një shifër të çmendur.

sdasdasddsddd

“MF-Milano Finanza” ka bërë të ditur se Ligës së Futbollit italian i është bërë një ofertë e jashtëzakonshme për një akord 6-vjeçar mes palëve, deri sezonin 2028-2029, nga e cila pala italiane do të përfitonte 138 milionë euro. Kështu, në arkat e Ligës do të përfundonte një shifër prej 23 milionë eurosh në vit, praktikisht trefishi i vlerës prej 8 milionë eurosh që përfiton aktualisht nga sauditët për formulën aktuale.

Formula e kësaj Superkupe të re do të jetë e njëjtë me atë spanjolle. Në miniturneun me dy gjysmëfinale dhe një finale, marrin pjesë dy skuadrat e para në renditjen e kampionatit dhe dy finalistët e Kupës. Por për fituesen e Superkupës pastaj, ishte obligimi për të luajtur ndaj skuadrës që fiton Superkupën e Arabisë Saudite.

Palët janë duke negociuar por klubet italiane që tani po fërkojnë duart pasi një turne i pavlerë, mund t’u sjellë fitime kolosale.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ofertë e çmendur, Arabia Saudite është gati të blejë edhe Superkupën e Italisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook