Klubi britanik vazhdon të ndjekë Leaon, Maldini: Nuk ka lojtarë të pashitshëm te Milani!

Kur niset në sprint nuk ka asgjë për t’i pasur zili Nejmarit, Mbapesë apo ndonjë tjetri. Falë një penalltie të fituar dhe një asisti Rafael Leao tregoi ndaj Dinamos se sa i dobishëm është për ekipin.

LEAO

Sidoqoftë, me 1.5 milionë euro në sezon është ndër lojtarët më të paguar. Rinovimi i tij po kthehet në çështje. Klubi i ka ofruar 6 milionë në sezon për 5 vite, teksa klauzola nga 150 duhet të shkojë në 250 milionë euro.

Por, situata nuk është kaq e thjeshtë. Leao pretendon të paguhet 7 milionë euro në sezon, një shifër që do t’ia garantonin pa problem në çdo klub tjetër të madh në Europë.

Kërkesa tjetër, edhe pse jo zyrtare, është që Milani t’i shlyejë 9.5 milionë eurot që ai i detyrohet Sportingut të Lisbonës për prishjen e njëanshme të kontratës 3-4 vjet më parë.

Kampionët e Italisë punojnë prej javësh për të bindur portugezin që nuk duket aspak i hutuar nga milionat që i vijnë rrotull dhe vazhdon të tregohet shkatërrimtar në fushë.

Një ditë më parë, Paolo Maldini zbuloi se bisedimet për rinovimet e disa lojtarëve, Leao mes tyre, kanë nisur. Ai gjithashtu saktësoi se nevojitet vullneti i të gjitha palëve për të arritur një akord.

Asnjë fjalë më tepër, por u kuptua se akordi i përfolur nuk është edhe aq pranë, teksa kuptohet lehtë se kërkesat ekonomike të mësipërme mund të jenë shkaku. Lidhur me situatën e Leaos, drejtori i “Djallit” ka folur në “La Gazzetta dello Sport”, duke sqaruar:

“Oferta të shkruara zyrtarisht nga Çelsi nuk kanë ardhur. Në një nivel joformal diçka ka ardhur ama. Sigurisht që u refuzua. Rafa e di se për t’u bërë më i fortë zgjidhja është të qëndrojë me ne. Ne jemi një ekip i ri dhe në rritje. Ai është shumë i ri dhe ende duhet të mësojnë shumë gjëra.

Nëse më pas vjen dikush nga një nivel më i lartë se ai i Milanit, mendoj se është gjithashtu normale të pranojë ftesën për të fluturuar.

Por te Milani synojmë të bëjmë gjëra të mëdha dhe të rritemi me të. Po të ishte në dorën time nuk do ta lejoja të largohej, por është e kotë të jesh romantik. Kur arrijnë shifra të caktuara, nuk ka lojtarë të pashitshëm.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Klubi britanik vazhdon të ndjekë Leaon, Maldini: Nuk ka lojtarë të pashitshëm te Milani!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook