Një aksident automobilistik ndodhi pasditen e kësaj të marte në aksin e rrugës kombëtare Përrenjas-Librazhd në afërsi te fshatit Pishkash.
Gazetari Fatmir Popja bën me dije për BalkanWeb se një autoveturë është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë.
Paraprakisht raportohet se në këtë aksident ka mbetur i plagosur një person, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat dhe shkaqet që sollën këtë aksident, që si pasojë e të cilit u “paralizua” përkohësisht edhe qarkullimi.