“Nëse shoku me thotë që rraha gruan, s’do shkoj unë në polici”, deklarata e gazetarit në “Open”, Eni Vasili: Do presësh kur ta vrasë?!

Sokol Bregu

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” është vënë në qendër të diskutimeve rasti i 28-vjeçares së dhunuar nga partneri i saj, i cili e mbajti peng për një javë.

Avokati i saj tha se vajza nuk e ka denoncuar më herët, edhe pse ishte dhunuar disa herë, ishte për faktin se e donte dhe se nuk donte të rëndonte familjen e saj. Ai tha se vajza erdhi nga Gjermania në Shqipëri me dëshirën për të nisur një jetë me të.

Ndërkohë ai tha se po aq fajtor janë dhe katër personat e tjerë që ishin në dijeni të dhunës dhe nuk e denoncuan, duke iu referuar miqve të autorit.

Gazetari Sokol Bregu tha se nuk mund të jenë ata fajtor, por shteti që nuk heton dhe nuk konsideron siç duhet denoncimet nga vajzat dhe gratë për dhunë në familje.

Ai tha se nëse një shok i tregon se ka dhunuar gruan e atij, ai nuk mund të shkojë ta denoncojë në polici, por do duhet ta bëjë vetë e dhunuara.

Në këtë moment ka ndërhyrë drejtuesja e emisionit, Eni Vasili, e cila i ka thënë se duhet denoncuar dhe se nuk mund të rrihet indiferent.

Pjesë nga diskutimi:

Bregu: Nëse mua një shok më thotë rraha gruan, ça të bëj unë të shkoj në polici? Nuk besoj se do shkoja në polici dhe duhet të dënohem për këtë!

Vasili: Ti duhet të shkosh në polici se je dhe gazetar… do presësh ta vrasë?. Ky model nuk del nga studio ime!

Bregu: Po të shkojë ajo vetë… problemi është i mënyrës sesi e shohim në Shqipëri. Nuk çuditemi se kemi 30 përdhunime vitin e kaluar dhe asnjë dosje nuk është parë. Vijmë në një diskutim duhet të thotë komshiu apo jo, ne duhet ta kërkojmë te shteti. Janë një pjesë që policia as nuk i sheh me sy. Shkojnë vajzat ankohen dhe nuk i merr njeri për bazë, tallen. Është mentalitet i shtetit. Kjo është Shqipëria. Pse duhet të bëjë si të çuditur.

 

“Nëse shoku me thotë që rraha gruan, s’do shkoj unë në polici”, deklarata e gazetarit në “Open”, Eni Vasili: Do presësh kur ta vrasë?!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook