Lacio ka pësuar një humbje turpëruese mbrëmjen e djeshme, në transfertën daneze, duke u mposhtur me rezultatin 5-1 ndaj Miditlandit, e vlefshme për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Europa Ligë.
Golin e vetëm të takimit për skuadrën kryeqytetase e shënoi Sergej Milinkoviç-Saviç në minutën e 57′.
Me këtë disfatë të rëndë, bardhekaltërit arrijnë një rekord negativ në Europë.
Sipas faqes së specializuar, “OPTA Paolo”, skuadra kryeqytetase ka pësuar 5 gola në një ndeshje të kompeticioni europian për herë të katërt në historinë e saj.
Nuk ndodhte prej 22 vitesh nga hera e fundit, ekzaktësisht më 5 prill 2000, kur Lacio humbiste ndaj Valencias në transfertë me rezultatin 5-2 në Champions.
Hera e dytë ishte ndaj spanjollëve të Tenerifes, më 29 tetor 1996 me rezultatin 5-3 në Kupën UEFA.
Ndërsa hera e parë ishte ndaj Lensit më 2 nëntor 1977 me rezultatin 6-0 në Kupën UEFA.
5 – Per la quarta volta nella sua storia la Lazio ha subito almeno 5 gol in un match in competizioni UEFA:
02/11/1977 – Lens v Lazio 6-0 Coppa UEFA
29/10/1996 – Tenerife v Lazio 5-3 Coppa UEFA
05/04/2000 – Valencia v Lazio 5-2 Champions League.Disfatta.#MidtjyllandLazio #UEL
— OptaPaolo 🏆 (@OptaPaolo) September 15, 2022
– Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”