“Është në gjendje të rënduar”, flet avokati i 28-vjeçares që u dhunua nga partneri: Ndodhet tek Trauma, kërkojmë që ndaj autorit të ngrihet akuza për…

Avokati I Vajzes Qe U Dhunua

Avokati i 28-vjecares së dhunuar barbarisht nga Gleard Gusholli, Enea Cenko, ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News24.

Ai tha se vajza ndodhet në gjendje të rënduar edhe fizike, por kryesisht psikologjike, ndërsa ndodhet në spitalin e Traumës ku po i nënshtrohet disa ekzamimimeve të tjera.

Ai tha se përveç akuzave që janë ngritur ndaj 31-vjeçarit, kërkojnë që të rishikohen akuzat dhe të shtohen edhe ajo e vrasjes e mbetur në tentativë dhe dhënia e lëndëve narkotike me forcë.

“Vajza ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje të rënduar psikologjike. Ditën e sotme pas takimit zyrtar me drejtorin e policisë, ku kemi kërkuar psikolog, ka ardhur pranë spitalit.

Gjendja shëndetësore është e rënduar, nuk mund të themi rëndë, por e rënduar sepse po bëhen ekzaminime të tjera. Sot kanë ardhur, pas thirrjes mediatike në News24, ekspertët e mjekësisë ligjore, edhe pse është e martë dhe kanë kaluar më shumë se 48 orë.

Ndaj autorit janë ngritur disa akuza tashmë, por në këto momente sërish është theksuar që duhet të ketë rikualifikim të akuzave sepse sipas nesh si mbrojtje, duhet të ngrihet akuza vrasje e mbetur në tentativë, pengmarrja, dhënia e lëndëve narkotike me dhunë, etj.. Kam komunikuar me një nga doktorët, dhe më thanë që një nga analizat nuk ka dalë mirë, dhe duhet ripërsëritur. Kemi kërkuar sot dhe një aktekspertim toksik, për kokainë, si dhe aktekspertimi psikologjik. Do veprojmë sipas ligjit”, u shpreh ai.

 

“Është në gjendje të rënduar”, flet avokati i 28-vjeçares që u dhunua nga partneri: Ndodhet tek Trauma, kërkojmë që ndaj autorit të ngrihet akuza për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook