“Nesër edhe mund të më përplasin me makinë”, gazetarja Lala dëshmitare e një krimi: Disa të rinj goditën taksistin se nuk donin ta paguanin, lajmërova policinë

7777888878

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Open” në News24, nguli këmbë tek rëndësia e reagimit qytetar përball ngjarjeve kriminale.

Duke folur për ngjarjen e rëndë ndodhur dje në Tiranë, ku një 20-vjeçar u ekzekutua në pritë nga disa persona, ajo tregoi një ngjarje që kishte përjetuar vetë.

Lala tha se teksa po kthehej për në redaksi mbrëmjen e djeshme, u bë dëshmitare e disa të rinjve që goditën një taksist pasi refuzuan që ta paguajnë këtë të fundit.

Gazetarja tha se pas skenës që pa, ka telefonuar policinë dhe ka denoncuar rastin.

“Unë si një qytetare aktive këtu, ata nesër mund të dalin dhe të më përplasin me makinë se nuk u vjen mirë, por ajo që bëra unë ishte denoncimi i ngjarjes”, tha Lala.

“Nesër edhe mund të më përplasin me makinë”, gazetarja Lala dëshmitare e një krimi: Disa të rinj goditën taksistin se nuk donin ta paguanin, lajmërova policinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook