Stadiumi i ri/ Interi dhe Milani bëhen bashkë, dy klubet i prezantojnë projektin final bashkisë. Kosto totale do të jetë…

Interi dhe Milani janë bërë bashkë për të ndërtuar një stadium të ri në zonën e “San Siro”-s ekzistuese.

SAN SIRO

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane, “La Gazzetta dello Sport”, të dyja klubet kanë prezantuar detajet e raportit bashkisë së Milanos në lidhje me projektin të stadiumit të ri.

Kostoja e objektit pritet të arrijë në 1,2 miliardë euro me klubet që pritet të gëzojnë një koncesion prej 90 vitesh.

Një kullë 17-katëshe që do të ndërtohet në zonën përreth stadiumit, një qendër kongresesh, një qendër tregtare, një hapësirë ​​argëtimi, një muze sportiv dhe një hapësirë e madhe sportive e gjelbër do të ndërtohet për të zëvendësuar stadiumi ekzistues “San Siro”, i cili do të shembet totalisht.

– Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Stadiumi i ri/ Interi dhe Milani bëhen bashkë, dy klubet i prezantojnë projektin final bashkisë. Kosto totale do të jetë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook