Tifozët e Juves vijnë me hipotezën e bujshme, në pankinën e bardhezinjve kërkojnë të ulet legjenda franceze

Tifozët e Juventusit duket se janë të lodhur nga Masimilano Alegri dhe prej javësh kërkojnë që ai të shkarkohet.

ALEGRI

Pas trendit të postuar nga ata i cili është #AllegriOut (Alegri jashtë), ata duket se kanë nisur të kërkojnë vetë trajnerin e tyre të ri duke i bërë një ftesë ish-lojtarit bardhezi.

Ata kërkojnë që në pankinën e bardhezinjve të vijë Zinedin Zidan. Legjenda franceze e futbollit është pa skuadër për rreth një vit e gjysmë, pasi e mbylli me Realin e Madridit.

zidan

Gjithsesi, “Tuttosport” bën me dije se ish-futbollisti nuk do që të ulet në pankinën e asnjë klubi për momentin, pasi kërkon që të jetë vetëm trajneri i kombëtares franceze.

Gjithsesi tifozët e “Zonjës” vazhdojnë të besojnë se çdo gjë mund të ndodh, por më parë ata kërkojnë me ngulm shkarkimin e Alegrit, i cili nuk ka dhënë atë që pritej në këtë start sezoni.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Tifozët e Juves vijnë me hipotezën e bujshme, në pankinën e bardhezinjve kërkojnë të ulet legjenda franceze

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook