Liverpul duket se nuk ka ndërmend që të vazhdojë me Artur Melon, i cili erdhi në “Anfield” vetëm përpara dy javësh.
Duket se Jurgen Klop nuk e pëlqen më lojtarin dhe kërkon menjëherë që të prishte marrëveshja me Juventusin për huazimin e tij.
Gjithsesi kjo gjë nuk mund të ndodhë menjëherë kështu, siç raporton “Tuttomercatoweb”, klubi anglez do t’i ndërpresë kontratën për huazim mesfushorit brazilian, i cili do të rikthehet dhe njëherë te Juventusi, aty ku nuk pëlqehej nga Alegri.
Siç raportohet, tekniku italian kërkon që mos ta fusë në skuadër Arturin edher nëse ai rikthehet nga huazimi me Liverpulin, që nuk shkoi fare ashtu siç mesfushori e priste.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”