Xhixha është gati të falë tre golat e shënuar ndaj Teutës: Nuk i dua para një goli në derbi

Redon Xhixha ishte protagonisti kryesor i ndeshjes së sotme mes Tiranës dhe Teutës pasi shënoi 3 gola në suksesin 4-0 të bardhebluve. Por pas sfidës, ai tregoi për “Oversport” se ishte gati të falte tre golat për një të tillë në derbin e javës së 6 ndaj Partizanit.

xhixha

“Jam shumë i lumtur për fitoren dhe gjithashtu për golat që shënuam se e rëndësishme ishte fitorja. U futëm në fushë për të fituar dhe pastaj çdo gjë u bë më e lehtë me golin e parë dhe pastaj fituam ndeshjen.

Çdo sulmues ka dëshirë të shënoj sa më shumë gola, edhe unë dua të shënoj sa më shumë. Por të fitojmë ndeshjen në radhë të parë e pastaj të vijnë golat.

Sa i përket golave, profesori më thotë kur futesh në një kundër një pranë zonës, provo të godasësh se nuk është problem. Po nuk provove, nuk shënon. Te penalltia isha pak komod se ishte rezultati 3-0, i godas edhe në stërvitje ashtu. Çdo ndeshje ka rëndësinë e vet, nëse do të ishte në minutat e fundit, ndoshta mund ta godas në mënyrë tjetër, nuk e di për këtë.

Gol në derbi? Nëse do të ishte në dorën time do i kisha falur tre golat sot, nuk i doja dhe të shënoja në derbi.

Hera e parë që shënoj 3 gola. Ndaj Shkumbinit në Kupë ka qenë ndeshja ime e parë me Laçin, tani harrohen”, tha Xhixha.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Xhixha është gati të falë tre golat e shënuar ndaj Teutës: Nuk i dua para një goli në derbi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook