Populli i Britanisë së Madhe vajton humbjen e Mbretëreshës Elizabetë II, me shumë njerëz që janë mbledhur për homazhet ndaj saj, duke pritur për orë të tëra në radhë, për të respektuar për herë të fundit Madhërinë e Saj.
Në mes të njerëzve ishte dhe legjenda e futbollit anglez, Dejvid Bekham, i cili kërkoi t’i jepte gjithashtu lamtumirën Mbretëreshës Elizabetë II.
Siç raportojnë mediat angleze, ish-mesfushori i Junajtid ka pritur rreth 13 orë në radhë dhe në momentin kur doli përpara arkivolit, nuk i ndali dot lotët, duke krijuar një moment vërtet prekës.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”