Dyshohet se i vuri tritol Suel Çelës, Sinanaj kërkon lirimin nga burgu dhe akuzon Prokurorinë, çfarë ndodhi sot në Apel. Vendimi merret në…

Download (1)

Gjykata e Apelit përfundoi shqyrtimin e dosjes penale ndaj të pandehurit Astrit Sinanaj i akuzuar për vrasje me dashje në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave mbetur në tentativë, shkatërrim prone me eksploziv dhe largim nga vendi vuajtjes së dënimit.

Sinanaj është dënuar me 25 vite burgim nga gjykata e Elbasanit, por në shkallën e dytë të gjyqësorit kërkon pafajësinë. Ai akuzohet se vendosi një minë te telekomanduar në një automjet në pronësi të Fuat Verzivollit, por pakoja me lëndë eksplozivë u çmontua nga policia para se të shpërthente.

Verzivolli ka deklaruar se nuk është ai shënjestër e atentatit, por ka dyshime se do ta përdornin si transportues meqë ai konsumonte kafe dhe shihte ndeshje në një ambient ku qëndronin dhe Suel Çela e Sokol Sanxhaktari dhe qëllimi ishte të dëmtoheshin ata.

Sipas tij, Sinanaj mund të jetë dërguar nga Florenc Çapja. Ky i fundit është në përplasje të forta më Celën e Sanxhaktarin. Prokuroria ka arsyetuar në gjykatë se janë siguruar pamje filmike ku shfaqet autori i dyshuar i ngjarjes dhe ka dyshime që është Sinanaj.

Këtë fakt e kundërshtoi avokati Bashkim Dedja pasi sipas tij eksperti ka pranuar se është në pamundësi të bëjë identifikimin e personit pasi pamjet filmike janë të një cilësie jo të mire e po ashtu nuk ka mjetet e duhura teknike.

Avokati solli në vëmendje të gjykatës edhe faktin se për këtë vepër është arrestuar po mbi bazën e pamjeve filmike dhe më pas është pushuar akuza.

Mbrojtësi pretendon se nuk ka prova kundër të pandehurit dhe se atij nuk i është garantuar e drejta për të pasur një mbrojtje efektive për këto arsye vendimi duhet prishet dhe ai të lirohet nga akuzat. Prokurori Etjen Kapo kërkoi që vendimi të mbetej në fuqi dhe u ndal në dy momente te qelizat telefonike të të pandehurit dhe një përgjim ambiental mes Sinanajt dhe Thanas Tomës.

Prokurori tha se një moment Sinanaj shfaqet duke bërë me shenja nga Toma që ai të mos flasë dhe më vonë i thotë; kujdes mos thyhesh. Një moment tjetër dëgjohet ti thotë “për atë që na kanë thirr s’ka asnjë fjalë”. Kjo solli reagimin e ashpër të të pandehurit dhe kërkoi me insistim që përgjimet të shfaqeshin në gjykatë.

Gjykata i tërhoqi vëmendjen Astrit Sinanaj që nëse nuk lejon prokurorin të flasë do të urdhërohej dalja e tij nga salla. I pandehuri hodhi akuza të rënda ndaj Prokurorisë e Gjykatës së Elbasanit sepse sipas tij kanë vepruar nën ndikim. Trupa gjykuese do ta shpallë vendimin me 24 prill, pasi siç u shpreh çështja është komplekse.

Dyshohet se i vuri tritol Suel Çelës, Sinanaj kërkon lirimin nga burgu dhe akuzon Prokurorinë, çfarë ndodhi sot në Apel. Vendimi merret në…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook