Protesta vetëm disa minuta larg/ Rama konferencë me homologun bavarez në Kryeministri: Tjetër firma me Bavarinë, tjetër ato me partitë këtu

Asdfsdgsdfgsdfg

Në ambientet e kryeministrisë është zhvilluar ditën e sotme një konferencë mes kryeministrit Rama dhe homologut të tij të Shtetit të Lirë të Bavarisë, Markus Söder.

Kryeministri Rama ka mbajtur fjalën e tij teksa vetëm pak minuta më larg, pranë ambienteve të parlamentit ishin mbledhur mbështetësit e opozitës të cilët i ishin përgjigjur thirrjes së kreut të PD-së, Sali Berisha.

Teksa fliste për marrëveshjet e diskutuara me homologun bavarez, Rama deklaroi se firma me Bavarinë është një gjë tjetër krahasuar me firmat mes partive në Shqipëri.

“Për të çuar bashkëpunimin tonë më tutje ka ardhur dhe kryeministri këtu dhe kemi firmosur marrëveshjen. Kur firmosin gjermanët marrëveshje lexojnë çdo gërmë dhe miratojnë ccdo gërmë. Unë e di që ju keni parë shumë marrëveshje, por tjetër të firmosësh me Bavarinë dhe tjetër të themi me ‘parti me parti’ në Shqipëri që të mos marrim të tjerë nëpër gojë.

Ne kemi folur edhe për atë që për ne është prioritet dhe që pas përpjkejeve të bëra është arritur që Shqipëria të arrijë në aleancën evropiane të universiteteve. Ne do kërkojmë sa më shumë lidhje me universitetet dhe t’u japim mundësi të rinjve tanë të studojnë me ato programe këtu në Shqipëri”, u shpreh Rama ndër të tjera.

“Piëkrisht për ata që duan të vijnë në Bashkimin Evropian. Një nga gjërat më ët ëbukura është se njerzit nga Shqipëria mund të vijnë t punojnë te ne duke sjellë doboi për të dyja palët. Të njëjtin veprim e kemi kryer edhe me Rumaninë dhe ka qenë një situatë përfitimi e mirë për të dyja palët”, tha Söder nga ana tjetër.

Protesta vetëm disa minuta larg/ Rama konferencë me homologun bavarez në Kryeministri: Tjetër firma me Bavarinë, tjetër ato me partitë këtu

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook