“Injorant”, drejtuesi i klubit të parë të Salah shpërthen në kritika ndaj pronarit të Çelsit: Është i vetmi person në botë që…

Deklarata e fundit të pronarit të ri të Çelsit, Tod Bohli, kanë bërë bujë në mediat ndërkombëtare për faktin e thjeshtë se amerikani ka vendosur të cilësojë si prodhim të akademisë edhe lojtarë që nuk kanë dalë nga radhët e bluve.

sdsadasdasd

“Ne kemi një nga akademitë më të mira në botë. Nëse shihni çfarë ka prodhuar akademia jonë janë emra si Mo Salah, Kevin De Bryjn. Kohët e fundit edhe Tami Abraham, Ris Xhejms, Mejzon Maunt, Trevoh Shalobah”, tha ai në një forum në Nju Jork.

Deklarata të cilat janë pritur me kritika sidomos nga drejtori sportiv i klubit Al Mokaulon në Kajro, Mohamed Adel Fathi. Ky është klubi ku Mo Salah nisi karrierën e tij, duke luajtur për katër vite në akademinë e tij, nga 2006 deri në 2010, para se të kalonte në skuadrën e parë derisa u transferua në vitin 2012 te Bazeli. Vetëm në vitin 2014, ai u bë pjesë e Çelsit, në moshën 21-vjeçare.

“Ajo që thotë pronari i ri i Çelsit tregon mungesë kuptimi. Mohamed Salah është një burim krenarie për klubin Al Mokaulon dhe futbollin egjiptian dhe arab. Dhe ne jemi të nderuar që ai është një prej djemve tanë.

E gjithë bota e di karrierën e Salah dhe se si ai e filloi me ne, por duket se pronari i ri i Çelsit është i vetmi person në botë që është injorant rreth këtij informacioni”, theksoi drejtuesi i klubit egjiptian.

Përveç gabimit me Salah, Bohli gaboi edhe me De Bryjn, të cilin Çelsi e bleu në moshën 20-vjeçare pasi belgu kishte dalë nga akademia e Genk dhe kishte luajtur 113 ndeshje me ekipin e parë të atij klubi. Si Salah, ashtu edhe De Bryjn, kishin filluar të luanin për kombëtaret përkatëse kur Çelsi vendosi t’i blinte.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


“Injorant”, drejtuesi i klubit të parë të Salah shpërthen në kritika ndaj pronarit të Çelsit: Është i vetmi person në botë që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook