Konfiskimi i “Prestige Resort”, flet për Panorama TV drejtoresha e Komitetit të Helsinkit: VKM e qeverisë në kundërshtim me kodin penal, asnjë garanci për subjektet

Prestige Resort I Shembur4

Drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit Erida Skëndaj ka komentuar konfiskimin e “Prestige Resort”. Ajo tha në një intervistë në Panorama TV se edhe vetë DASH ka shprehur shqetësim për prishjet selektive të diktuara nga interesat politike.
“Ne jemi njohur me këtë shqetësim. Vlen të theksohen problematikat që janë nënvizuar nga DASH për prishjen dhe konfiskimin e atyre pronareve që IKMT i konsideron ndërtime pa leje. Shqetësimi i DASH është për prishje selektive të diktuar nga interesat politike”, tha Skëndaj.

Ajo shtoi se problemi kryesor rrjedh nga një vendim i qeverisë në shtator të vitit të kaluar që mund të krijojë mbivendosje të panevojshme dhe bie në kundërshtim me Kodin Penal.

“Problemi kryesor i pasojës që ka ardhur më pas edhe me pjesën e prishjes dhe konfiskimit rrjedh nga një VKM e shtatorit të vitit të kaluar që është kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese. Ai krijoj një mbivendosje të panevojshme. Ligji ynë penal parashikon që vetëm autoriteti gjyqësor mund të vlerësojë për ndërtimet e paligjshme.

VKM bie ndesh me një ligj të shumicës së cilësuar që është kodi ynë penal. Duhet të vlerësohet nëse ka fajësi në radhë të parë dhe nëse ka fajësi të konfiskohet prona për interes publik. Vendimi i gjykatës merret pas një procesi gjyqësor ku shqyrtohet kërkesa e prokurorit. Është anashkaluar autoriteti gjyqësor. Vetë ligji mbi bazë të cilin bazohet VKM nuk parashikon disa standard dhe garanci minimale për subjektet ndaj të cilave ndodh një konfiskim i tillë.

Që duhet të kenë të drejtën për të kundërshtuar dhe për të ankimuar. VKM i vitit 2022 është në kundërshtim me Kodin Penal dhe nga ana tjetër dispozitat që ky projektligj parashikon cenojnë subjektet. Të gjitha këto standardeve de garanci janë në frymën e Konventës për të Drejtat Europiane të Njeriut”, u shpreh Skëndaj.

Konfiskimi i “Prestige Resort”, flet për Panorama TV drejtoresha e Komitetit të Helsinkit: VKM e qeverisë në kundërshtim me kodin penal, asnjë garanci për subjektet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook