Gjendet i vdekur në banesë ylli i popit! Këngëtari 25-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës

 Ylli i K-pop-it, Moonbin, ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare.

Ai është gjetur pa shenja jete nga menaxheri në banesën e tij në Seul mbrëmjen e së mërkurës.

Moonbin

“Dyshohet se ka vrarë veten, por autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes”, tha policia.

“Moonbin u largua papritur nga bota jonë dhe u bë një yll në qiell”, shkroi kompania e tij diskografike Fantiago.

Moonbin ka punuar si aktor dhe model përpara se t’i bashkohej grupit të famshëm Astro në vitin 2016.

Që nga viti 2020, ai ka kënduar së bashku me një anëtar të grupit, Sanha.

Moonbin dhe Sanha ishin në një turne botëror dhe performanca e tyre e fundit ishte në Bangkok më 8 prill.

Motra e tij, Moon Sua është gjithashtu këngëtare e rrymës K-pop, pjesë e grupit të vajzave Billie.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Gjendet i vdekur në banesë ylli i popit! Këngëtari 25-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook