Vrasja e biznesmenit në Shëngjin/ Daci: Kishte ndikim në politikë, mund të përcaktonte se kush do fitonte ‘lokalet’. Ferhati: Atentatori s’ka pasur konflikt me…

Ardian Nikulaj 1 764x450 (1)

Në emisionin “Në Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala në News24, u diskutua për vrasjen e ndodhur dje në Shëngjin, ku u ekzekutua biznesmeni Ardian Nikulaj.

Gazetarët, Eni Ferhati dhe Glidona Daci, të ftuar në emision, hodhën dritë mbi vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë.

Daci u shpreh se Nikulaj kishte ndikim në politikë dhe se mund të përcaktonte fituesin për Bashkinë e Lëzhës, për zgjedhjet lokale.

Ndërsa Ferhati ndau detaje mbi ngjarjen, duke hedhur tezën se atentatori nuk ka pasur konflikt të drejtpërdrejtë me Nikulaj, por mund të ketë qenë një vrasje me pagesë. Sakaq tha se ardhje dhe ikja e atentatorit nga Shkodra është një taktikë.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Ferhati: Personi nuk ka qenë i maskuar. Dëshmitarët kanë menduar se kishin të bënin me një postier delivery. Ajo që bie në sy është që autorët kanë qenë të bindur se kjo ka qenë e vetmja mënyrë për t’iu afruar politikanët. Pasi ka përdorur automjet të blinduar dhe kjo e bënte më të vështirë. Personazhe si ai është e vështirë që ta godasësh iku mund të ketë njerëz të afërt. Kjo ka qenë metoda e sofistikuar. Policia e Lezësh, thotë që atentatori është një përdorues i mirë i armëve të zjarrit. Është përdorur e njëjta mjet dhe është larguar po nga e mnjëjta rrugë, në drejtim të Shkodrës. Publiki ngre pyetjen se ngjarja mund të jetë veshur me konotacion politik. Grupi hetimor po kqyer edhe interearin kum ka shkuar, kë ka takuar etj… Patjetër që ka pasur persona të tjerë që kanë ndjekur veprimet e politikanët.

Daci: Ardiani, përveç ndikimit politik, i dëgjohej fjalë në institucione të Lezhës. Nisur nga fakti që kishte ndikim, shihet nga politika si një person i rëndësishëm për zgjedhur fituesin e kryebashkiakun e Lezhës. Ai mbështeste kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Nikulaj përmendej si një person i pushtetshëm. Kohët e fundit ai kishte blerë një makinë të blinduar, kur unë e kam takuar, ai nuk ka pasur një mjet të tillë. Duke parë se është personazh me shumë dritëhije, ai njihet për ndikim në politikë dhe veprimtari të paligjshme.

Ferhati: Ka shërbyer si drejtor i Aluizmit. Është ngjarje ku pistat kryesore do jenë mbi konflikte të mundshme për bizneset dhe atë politike.

Doci: Vrasja e vëllait të tij vite më parë, thuhet se ka qenë për hakmarrje. Duhen hetuar të gjitha pistët. Ardiani dhe Leksi i druve janë mera të njohur. Prokuroria do e ketë të vështirë për të përcaktuar shkakun, por i ka letrat e hapura.

Ferhati: Në mënyrë të ndryshme personazhe të tilla, aspirojnë politikën, duke mos u ekspozuar shumë, për shkak të ambicieve. Nuk mendoj se autori ka pasur një konflikt me viktimë. Besoj se ka qenë një vrasje me pagesë, pasi është e mirë menduar. Një element që më bën përshtypje është ardhja dhe vajtja në Shkodër, mund të jetë taktike, pasi mund të mos ketë lidhje. Kemi një klimë të acaruar politike, marrë shkas dhe nga ngjarja në Vaun e Dejës.

Doci: Ardiani ishte personazh që kishte ndikim në zonë, shumë e donin pasi ka ndihmuar shumë njerëz. Ndihmonte njerëzit që u jepte para borxh dhe nuk ua kërkonte. Një njeri që të ka bërë një nder, normal që Ardiani kishte një pëlqim të madh nga qytetarët dhe ndaj kishte ndikim për të përcaktuar se kush do i fitonte zgjedhjet. Nisur që situata nisi me Vaun e Dejës, veriu po zien.

Ferhati: Targa e motorit është i huaj. Ka dyshime se motori mund të jetë lënë në një zonë të shkretuar dhe më pas të lëvizte vetë.

Arena e Lajmit

Vrasja e biznesmenit në Shëngjin/ Daci: Kishte ndikim në politikë, mund të përcaktonte se kush do fitonte ‘lokalet’. Ferhati: Atentatori s’ka pasur konflikt me…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook